Pisha më e vjetër në Parkun Kombëtar të Divjakës është rrëzuar. Qarku i Fierit ka tashmë një monument natyre më pak.
Pisha e vjetër dhe gjigante kishte një gjatësi prej 40 metrash, diametër 2 metra dhe perimetër 6 metra. Ajo ndodhej në brendësi të parkut Kombëtar.
Elton Daka, specialisti i Administratës të Zonave të Mbrojtura thotë se Pisha e Madhe ka qenë një nga atraksionet më të vizituara nga shumë turistë vendas dhe të huaj.
“Ishte pisha e madhe, pisha më e vjetër në park, një nga atraksionet për shumë vizitorë e kishin dëshirë të madhe ta vizitonin, edhe pse me një distancë prej 2 km nga rruga kryesore, por prapë, historia mosha e saj, e veçanta që ajo kishte i bënte vizitorët ta vizitonin të për çdo ditë,” – tha Daka.
Edhe pse një studim nuk ekziston, specialisti tregon vjetërsinë e pishës.
“Të dhënat që kemi thonë se është e një moshë 400- 410 vjeç, por një studim i mirëfilltë nuk ekziston,” – u shpreh specialisti.
Pisha i ka rezistuar disa ndërhyrjeve nga dora e njeriut. Në vitin 1997, ajo u dëmtua nga vendosja e dinamitit, por i rezistoi rënies fal rrënjëve të forta.
Edhe në vitin 2003 ajo u përfshi nga zjarri, duke pësuar dëmtime të rënda. Që prej rrëzimit të saj, tani ekzistojnë vetëm tabelat orientuese të vendosura nga specialistët, që tregojnë ish-vendndodhjen e saj. /Euronews Albania/
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...