Sekretariati i Kuvendit ka vendosur se votimi i kryer për ligjin e Teatrit është i vlefshëm duke rrëzuar në këtë mënyrë kërkesën e bërë nga PD dhe LSI për anulimin e tij.
Më herët, pas kërkesës së PD-LSI për anulimin e votimit per Teatrin, me argumentin se ai është i manipuluar pasi deputeti i opozitës që mungoi në sallë, rezultoi votues, Sekretariati i Kuvendit është mbledhur për të shqyrtuar proceduren, dhe kryesisht pamjet filmike që shoqëruan votimin e së enjtes.
Pjesë e grupit shqyrtues ishin Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Enkelejd Alibeaj që po shohin verifikimin e votimit.
Por burime nga PS-ja njoftuan se ishin dy deputetë të LSI Endrit Brahimllari dhe Edmond Panariti që ndërruan kartën e deputetit Bitri me atë të Vangjel Tavos i cili atë seancë mungonte.
Një fakt I tillë u bë me dije më herët nga kreu i grupit parlamentar I PS-së, Taulant Balla. Ai u shpreh se karta e Bitrit ishte ndërruar me atë të Tavos.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...