Garda e Republikës merr në mbrojtje anëtarët e tre organeve të Vetingut, të cilët do të vendosin për fatin e mbi 750 gjyqtarëve dhe prokurorëve, në bazë të tre kritereve: Ligjshmërisë së pasurive, kontaktet e papërshtatshme me krimin dhe aftësitë profesionale.
Personeli i Gardës së Republikës, përpos mbrojtjes, do të kujdeset edhe për 27 njerëzit e organeve të Vetingut. Vendimi reflektohet në një raport i përgatitur nga Komisioni i Ligjeve, ku sqarohen edhe prapaskenat e uljes me 40 për qind të stafit të Vetingut, shkruan ReportTV.
“Është gjykuar nevoja për ofrimin e mbrojtjes së veçantë, nga personeli i Gardës së Republikës së Shqipërisë, në përputhje me ligjin e saj organik. Në këtë kuptim personeli Gardës së Republikës së Shqipërisë do të ofrojë jo vetëm mbrojtjen e posaçme, por do të sigurojë edhe shërbimin e transportit për anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përputhje me këtë arsyetim, në variantin e rishikuar është rikonceptuar propozimi për pajisjen me shoferë”, thuhet në raport. Kjo zgjidhje është ofruar pra kërkesës së organeve të Vetingut për shoferë personal për çdo anëtar.
Gjithashtu, lëvizja vjen, pasi anëtarët e Komisionit të Kualifikimit, në një projektvendim të dorëzuar në Kuvend, shprehën shqetësimin se jeta e tyre dhe e familjarëve do të rrezikohet për shkak të vendimeve kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët nuk justifikojnë dot me dokumentacion ligjor pasuritë që posedojnë, rezultojnë me lidhje të papërshtatshme me krimin apo janë të paaftë profesionalisht. Për këtë arsye, 12 anëtarët e katër Komisioneve të Rivlerësimit kërkuan 200 për qind të pagës mujore shpërblim shtesë mujor për vështirësi si dhe roje personale.
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...