Në rrugët e qytetit të Elbasanit gjen kudo qenë endacakë që sjellin shqetësim dhe frikë tek qytetarët.
Referuar shifrave të marra nga klinika veterinare, afro 90 qenë endackë lëvizin në zona të ndryshme në pamundësi të strehimit të tyre në një qendër të dedikuar për ta.
Po ashtu ata nuk janë as të vaksinuar. Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe fëmijët të cilët mund të bien pre e kafshimeve dhe si rrjedhojë infeksioneve të ndryshme.
“E frikshme është, qëlloi që më lindi goca në 3 të natës dhe isha vetëm me gocën unë mu turrën qentë mbrapa”,-tha një qytetare
“Ka frikë po duhet të merret bashkia me këtë që ti mbledhi me një vend”,-tha një qytetar.
“Nuk i nxjerr dot kalamajt përjashta se unë këtu jam te Dyli Haxhire nuk i nxjerr dot”,-tha një qytetare tjetër.
Braktisja e kafshëve në mënyrë të papërgjegjshme nga njerëzit ka bërë që numri i tyre në hapsirën publike të rritet.
Sipas veterinerit Bledjan Oga, ndërgjegjësimi duhet të vij së pari nga qytetarët.
“Nga ka nisur ky problem që ka shumë qen në rrugë, qytetarët vetë i kanë braktisur në rrugë. Në momentin që është braktisur në rrugë një femër mashkull ata shumfishohen dhe numri vjen në rritje. Gjëja parë që duhet bërë është ndërgjegjësimi i qytetarëve të mos i braktisin në rrugë. Tjetra pastaj mund të zhvillohen projekte kap sterilizo dhe lësho. Në momentin kur është i steriliziar nuk ka shumim”,-tha veterineri Bledjan Oga.
Me këtë trend, veterineri ngre alarmin se numri i qenëve endacakë do të rritet ndjeshëm. Euronews Albania u mundua të kontaktojë me bashkinë e Elbasanit për problemin në fjalë por nuk mundi të marrë asnjë përgjigje./euronews
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...