Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbrojtjes Civile

11:33 | 18 Tetor 2024
A Z

Rreziku nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës nga reshjet e shiut si dhe problemet që mund të sjellin reshjet e borës dhe ngricat ishin në fokus të një takimi të Komisionit të Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Qarkut Shkodër.

Prefektja, Majlinda Angoni kërkoi më shumë vëmendje nga bashkitë dhe gjitha institucionet e tjera për të parandaluar përmbytjet.

Shefi i emergjencave civile në Prefekturë, Pëllumb Dani tregoi disa prej problematikave që kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme sa i përket masave parandaluese ndaj përmbytjeve.

Ndërkohë zëvendëskryetari i bashkisë Shkodër, Onid Bejleri dhe kreu i bashkisë Vau Dejës, Kristjan Shkreli treguan për masat që po merren dhe nevojat që kanë për parandalimin e përmbytjeve.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për situatën e zjarreve gjatë muajve të verës ku numri ka qenë më i lartë se vitet e kaluara por edhe arrestimet e zjarrvënësve kanë qenë më të shumta.

Shkodra mbetet një qark gjithnjë i rrezikuar nga përmbytjet apo zjarret ndaj edhe kërkohet që masat të merren në kohë në mënyrë që dëmet në raste emergjencash të jenë sa më të pakta./A2Cnn

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme