Banka e Shqipërisë ka instaluar një aplikacion me të cilin monitorin online rreziqet operacionale, që nënkuptojnë abuzimet gjatë transportit dhe magazinimit të vlerave monetare cash.
Banka Qendrore i ka forcuar dukshëm masat ndaj rreziqeve operacionale qysh kur u zbulua vjedhja prej rreth 6 milionë eurosh në 2014.
Në një raportim të posaçëm për Kuvendin Banka e Shqipërisë ka njoftuar se në muajt nëntor-dhjetor, Departamenti i Kontrollit në bashkëpunim me Departamentin e Administrimit finalizuan procedurën e prokurimit të rinisur në prill 2016 për blerjen e një aplikacioni për menaxhimin e automatizuar të auditimeve dhe të procesit të menaxhimit të rrezikut operacional, shkruan Monitor.
Pas disa vitesh inicimi dhe dështimi të procedurave për përftimin e një software-i të tillë, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se ka finalizuar me sukses procesin e blerjes, duke përzgjedhur një nga ofruesit më seriozë dhe më të vlerësuar në fushën e auditimit të brendshëm dhe të përdorur nga shumë banka qendrore.
Viti 2017 do të nisë me implementimin e aplikacionit, trajnimin e stafit për përdorimin dhe popullimin e aplikacionit me të dhënat historike të Auditimit të Brendshëm dhe Rrezikut Operacional.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...