Trendi i vajzave të reja dhe jo vetëm për të zbehur rrudhat në fytyrë apo për të zmadhuar pjesë të ndryshme me “lifting” apo mbushje, por pa menduar se ku dhe kush ua bën këto procedura, mund të shndërrohet në një “bombë shëndetësore” në të ardhmen.
Kjo, pasi për arsye financiare, vajzat dhe gratë këto procedura i kryejnë edhe nëpër parukeri. Në ShBA janë zbuluar raste të infektuar me HIV/AIDS.
Dermatologia Erjona Shehu shpjegon: “Ku ka shpime, ka rrezik. Duhen ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën si funksionon gjithë ky zinxhiri i rekuperimit të shenjave të plakjes. Për shkak të mungesës së filtrave, ne jemi shumë më të ekspozuar”.
Janë të shumta parukeritë apo sallonet që thjesht ofrojnë ambiente dhe aparatura, ndërkohë që personi që kryen këto proceduara nuk ka informacion për kujdesin që duhet treguar me agen apo kur punohet me gjakun e tjetrit.
“Që të punosh me gjakun e dikujt, nuk realizohet me ambient luksoz dhe teknologji, por duhet të kesh certifikim”, shtoi Shehu.
Rastet e infektuara me HIV/AIDS në ShBA kanë alarmuar dermatologët dhe sistemin shëndetësor atje.
Nëpërmjet injektimeve përhapen një sërë sëmundjesh infektive si hepatite, HIV/AIDS, por nga ana tjetër, kur procedurat estetike nuk kryhen nga profesionistë, individi mund të përballet me shtrembërime të parikuperueshme në fytyrë./Top Channel
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...