Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur rreth situatës së shkaktuar nga pandemia Covid-19 në vendin tonë.
Në fjalën e tij, në bashkëbisedim me gazetarët për planin e rimëkëmbjes nga epidemia COVID-19, Basha ka prezantuar 5 hapat që Partia Demokratike sipas tij do t’i zbatonte në këtë situatë.
Basha më tej ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se nuk ka mbështetur qytetarët dhe se rruga që ka zgjedhur nuk është e duhura për të përballuar pandeminë.
Pjesë nga deklarata e Bashës:
“Këto 6 muaj kanë qenë muaj të vështirë për gjithë qytetarët, sipërmarrjen, cdokush ka ndjere pasojat e drejtpërdrejta shëndetësore, ekonomiko sociale, të pandemis. Këto 6 muaj nuk kanë shërbyer për të vënë në jetë një plan masash për Covidin dhe efektet që ka patur. Të gabosh është njerëzore, por për opozitën janë faje jo gabime. Prej marsit ne kemi dhënë propozime konkrete por kurrë nuk u zbatuan por mbetën në letër. Nuk jam këtu për të drejtuar gishtin tek ajo që nuk është bërë. Por të njëjtët shkaktar vazhdojnë lojëra propagandistike. Vendi po përballet me një katastrofë. Ka një teme plani i rimëkëmbjes dhe 5 hapa për tu përballur me krizën. Është kontribut i PD në këtë pandemi. Shumica e njerëzve janë zhytur thellë në krizë. Nuk kanë mundësi të blejnë as me lista se nuk kanë më siguri as dyqanet. Konsumi ka rënë në pikiatë. Edhe për shëndetësinë situata ka ardhur duke u përkeqësuar. Është përkeqësuar gjendja e vijës mbrojtëse, mjekëve e personelit shëndetësor. Edhe për fillimin e shkollave ka raste në rritje. Apo vaksinimi i popullatës kundër gripit. Pamundësi elementare për konsum të përditshëm tek dalja me humbje e bizneseve.” ka thënë Basha.
“Plani për rimëkëmbje me 5 hapa. Oferta që i bëjmë qeverisë në këto 6 muaj të fundit të saj, karshi shëndetit dhe mirëqenies. Përbëhet nga këto 5 drejtimi.
1. mbështetje dhe pergatitje e sistemit shëndetësor për një shpërthim tjetër që është hartuar nga specialistë të mirë. Plan i detajuar. Rritjen e testeve për covid 2500 teste në ditë. Jemi me testet më të ulëta. 35% e testimeve janë pozitive dhe duhen rritur. Nëse do ishte bërë para sdo ishim sot kështu. Numri minimal është 2500. Rimbursim i plotë i atyre që kanë kosto për trajtim me covid. 6 mije lekë është kostoja për ata që trajtohen në shpi. Shkon edhe 100 mijë lek në muaj. Asgjë nuk rimburoshet. Një pikë është rimbursimi i plotë,. Pika e tretë është për mbrojtjen e mjekëve. Pajisjet mbrojtëse nuk mjaftojnë. 1000 euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët. Të mbahet fjala për këto 6 muaj të ardhshëm.
2. Fëmijët tanë të arsimohen të sigurtë: Të garantojmë që fëmijët dhe mësuesit në shkollë të jenë të sigurtë, duke:
a)Përmirësuar kushtet sanitare në shkolla duke përfshirë furnizimin me ujë, paisjen me maska mbrojtëse dhe dezinfektimin e rregullt të ambienteve mësimore.
b)Kryer testimin periodik për mësuesit dhe stafin ndihmës.
c)Investuar në teknologji për rastet kur mund të aplikohet mësimi në distancë, përfshirë ndihmën për familjet me të ardhura të ulta për të blerë tableta për fëmijët e tyre, në mënyrë që edhe ata të përfitojnë nga mësimi në distancë.
3. Asnjë shqiptar të mos lihet pas dore:
a)Të mbështesim ata që kanë humbur vendin e punës. Çdo individ që ka humbur vendin e punës nga pandemia gjatë këtij viti, të përfitojë një çek mujor prej 16 mijë lekë të reja në muaj, përvec pagesës ligjore për papunësinë, për një periudhë prej 6 muajsh.
b)Krijimi i një Fondi të Punësimit për të mbështetur bizneset për të rimarrë në punë të larguarit gjatë pandemisë, duke i alokuar cdo punëdhënësi që rimerr në punë një individ që ka humbur vendin e punës prej pandemisë, një shumë mujore prej 20 mijë lekë të reja në muaj për një periudhe prej 6 muaj.
c)Dyfishimi i ndihmës ekonomike për çdo familje që trajtohet me ndihmë ekonomike.
d)Çdo pensionist të përfitojë një çek mujor prej 2 mijë lekë të reja në muaj për përballimin e kostove shtesë të pandemisë, për 6 muaj.
4. Ndihmë për biznesin e vogël: Mbështetje e drejtpërdrejtë për të gjitha bizneset e vogla të prekura nga pandemia. Çek prej 1000 euro për çdo biznes të vogël aktiv.
5. Mbështetje për biznesin prodhues dhe punëdhënësit e mëdhenj:
a)Për 6 muajt e ardhshëm, subvencionim i 50% të qirasë për ambjentet e punës ose heqje e taksës së pronës për bizneset pronare të ambjenteve të punës.
b)Shtrirja në kohë dhe rikonceptimi i kritereve të përfitimit nga të dy skemat e garancisë sovrane, për ta bërë më të aksesueshme dhe të përballueshme kredimarrjen nga biznesi. Përcaktimi i një tavani prej 2% të normës së interesit për biznesin, duke subvencionuar çdo përqindje mbi këtë vlerë në kredimarrjen për investime dhe shpenzime operative./TCH
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...