Google ADS

Rreth 4 mijë shtetas shqiptarë u bllokuan gjatë udhëtimit drejt zonës Shengen

16:55 | 12 Janar 2018
Arbresh.info

Udhëtimi drejt zonës Shengen, rreth 4 mijë shtetas shqiptarë u bllokuan në këtë vend

Nga pika kufitare e Kapshticës nuk janë lejuar të udhëtojnë drejt vendeve të zonës Shengen rreth 4 mijë shtetas shqiptarë brenda gjashtë muajsh. Sipas policisë ndalimi i tyre në pikën doganore është bërë për shkak se nuk kanë përmbushur pikat kyçe të Shengenit.

Moslejimi i udhëtimit për 4000 shtetas shqiptarë ka të bëjë kryesisht me mungesën e dokumentacionit dhe vjen pas një plani masash të ndërmarrë nga policia kufitare për të ulur sa më shumë numrin e kërkesave për azil politik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme