Mbi 35 mijë e 900 maturantë do të testohen në provimet e maturës duke shënuar mbylljen e një cikli arsimor.
Kjo është koha kur autoritetet arsimore kërkojnë vëmendjen e atyre që kanë përfunduar vite më parë por nuk kanë dhënë testet e maturës; do të kete vetëm një mundësi të vetme për plotësimin e formularit A1Z.
Rreth 36 mijë maturantë kanë përfunduar plotësimin e formularit A1.
Ky formular është i domosdoshëm për të hyrë në provimet e maturës shtetërore duke iu nënshtruar testeve të lëndëve me detyrim dhe atyre me zgjedhje.
Rezana Vrapi: Maturantët e këtij viti janë regjistruar në formularin A1 dhe janë rreth 35. 923 maturantë, një pjesë e madhe e të cilëve do ti nënshtrohen programit të maturës shtetërore. Nuk do ti nënshtrohen vetëm ata që janë mbetës vjetorë dhe për ta do të ketë një mundësi të dytë në muajin shtator me sesionin e vjeshtës.
Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, kërkoi vëmendjen e të gjithë maturantëve që kanë përfunduar vitet e kaluara, për të plotësuar formualin A1Z sepse do të ketë vetëm një datë për plotësimin e tij në në muajin qershor.
Rezana Vrapi: Muajin qershor ne do të hapim dhe njëherë portalin që ata të kenë mundësi të regjistrohen.Do të jetë diku rreth javës së parë të muajit qershor. Shumë shpejt do të nxjerrim datat në faqen tonë zyrtare. Do tu lutesha të gjithë kandidatëve që nuk kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë këtë sepse mund të jetë e fundit për ta dhe më pas nëse nuk do të arrijnë të regjistrohen do të mbetet vetëm sesioni i vjeshtës, raundi i dytë i aplikimeve.
Provimet e maturës për këtë vit nisin më 4 qershor që është ai i gjuhës së huaj, më pas vjen testi i gjuhës shqipe dhe letërsisë në datën 8 qershor.
Provimi i matematikës me 13 qershor dhe ai i lëndëve me zgjedhje në 20 qershor./Ora
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...