Google ADS

Rreth 270 fëmijë në ditë kërkojnë ndihmë në Urgjencën e Pediatrisë në Tiranë

16:52 | 9 Janar 2025
E.H

Problemet me rrugët e frymëmarrjes po shqetësojnë më shumë fëmjët në këtë fillim viti në Shqipëri.

Rreth 270 pacientë të vegjël në ditë kërkojnë ndihmë mjeksore në Urgjencën e Pediatrisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë.

Rreth 11% e tyre sipas mjekëve kanë nevojë për trajtim në spital.

Sëmundjet e rrugëve të frymëmarrjes nisin me të njejtat shenja, por disa prej tyre çojnë deri në prekje të mukshërive. Prandaj mjekët i bëjnë thirrje prindërve të mos e neglizhojnë kollën tek fëmijët pasi mund të fsheh probleme serioze.

Bashkëqarkullimi i disa viruseve si gripi, covid, dhe virusi respirator sinsicnial po rëndojnë situatën shëndetësore tek më të vegjlit. Për të përballuar fluksin e pacientëve gjashtë qendra shëndetësore në Tiranë presin urgjencat pediatrike në 24 orë në shtatë ditë të javës./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme