Prej orës 15:00 të ditës së sotme situata në pikën kufitare të Kapshticës paraqitet e qetë. Kanë qenë të pakta automjetet që kanë udhëtuar drejt kësaj pike kufitare ndërsa vijon puna normalisht si në palën shqiptare dhe në atë greke.
Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj për abcnews.al aktualisht janë duke kaluar në tokën greke mjete të tonazhit të rëndë ndërsa automjete të vogla janë parë më pak.
Prej orëve të para të mëngjesit ka patur tensione mes qytetarëve të cilët kanë qenë të bllokuar në këtë pikë kufitare ndërkohë që pas negociatave mes palës shqiptare dhe asaj greke, qytetarët janë lejuar të kalojnë në tokën greke.
Postblloqe të shumta të policisë shqiptare janë vendosur në hyrje të qytetit të Bilishtit, ata nuk lejojnë automjete të tjera të drejtohen në pikën kufitare për të shmangur dyndjet e automjeteve.
Burimet zyrtare kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë kaluar kufirin rreth 1000 shqiptarë.
Me sa duket do të ketë një liberalizim të situatës, në mënyrë që të kalojnë të gjithë automjetet e vendosura në radhë prej 3 ditësh për të kaluar kufirin.
Duke filluar nga dita e nesërme do të vijojë procedura normale.
Sportelet do të punojnë deri në orën 22: 00 të mbrëmjes, do të lejohen të kalojnë 300 shtetas nga pika kufitare e Kapshticës, ndërkohë që 750 të tjerë do të lejohen të kalojnë nga pika kufitare e Kakavijës.
Po ashtu nga dita e nesërme, për të kaluar në tokën greke, do të ketë një regjim të ri për sa i përket rregullave ndaj pandemisë.
Të gjithë shtetasit shqiptarë do të duhet të kenë kryer testin e Covid-19 brenda 72 orëve të fundit, dhe do të lejohen të kalojnë kufirin rreth 1000 shtetas shqiptare në të dy pikat kufitare me shtetin grek.
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...