Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, u ndal edhe tek problematika e lëndëve piroteknike.
Balla nënvizoi se do të ketë ndëshkime për personat e paautorizuar, ndërsa shtoi se nuk mund të lejohet që përdorimi i tyre të kthehet në problematikë dhe shqetësim për qytetarët.
““Policia vijon të marrë ankesa nga qytetarë, jo vetëm nga Tirana, lidhur me përdorimin në mënyre të parregullt të mjeteve piroteknike, kryesisht fishekzjarrëve. Kemi miratuar rregulla të reja, për mënyrën e pajisjes me licencë, por edhe një proces tjetër, që ka të bëjë me sigurinë që lidhet me magazinimin e tyre. Nuk ka më histori për të shkuar në dyer komisariatesh pasi do të lehtësohet procedura. Me rëndësi është të them që apeli im është ndaj çdo qytetari dhe e kuptoj dëshirën për të festuar, por kjo nuk duhet të dëmtojë apo të prishë qetësinë e anëtarëve të tjerë të komunitetit ku t’i jeton. Pra është e palejuar dhe ndëshkohet edhe penalisht përdorimi i lëndëve piroteknike nga persona të paautorizuar. Policia e Shtetit do të vazhdojë të monitorojë situatën, pasi kjo dëmton edhe qetësinë publike., Nuk është domosdoshmëri qasja e aplikimit të gjobave. Por në orën 00:00 askush nuk ka të drejtë t’u prishë gjumin qytetarëve”, tha Balla./abcnews.al
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...