Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet e saj sociale, mbi masat dhe rregullat në lidhje me fillimin e vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini ka përcjellë se si do të jetë mënyra e qëndrimit dhe mësimit në klasë.
“Gjatë qëndrimit dhe mësimit në klasë, pa diskutim nxënësit dhe mësuesit do t’iu nënshtrohen rregullave strikte që kanë në fokus ruajtjen e shëndetit të gjithsecilit”, shprehet Ministrja Shahini teksa video shoqëruese jep në vija të përgjithshme mënyrën e qëndrimit dhe mësimit në klasë.
Gjatë procesit mësimor, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 2 metra.
Ndërkohë brenda klasës, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League