Është mysliman dhe mediat italiane e akuzuan se donte te konvertonte Papën, por ai quhet Brendon dhe nuk duket as i ashpër dhe as i rrezikshëm.
I larguar që fëmijë nga Shqipëria së bashku me prindërit, ai u rikthye tek gjyshërit në moshën 22-vjeçare sipas një vendimi të ministrit të Brendshëm italian, që urdhëroi deportimin e tij javën e shkuar nën dyshimin për ekstremizëm.
Por Brendon Bardhi e konsideron veten një besimtar që u pa i dyshimtë nga autoritetet pas komenteve të tij në Facebook, që u konsideruan si simpati ndaj ISIS. Ndaj ai thotë se iu drejtua Papës për t’i kërkuar ndihmë.
“Dola në mëngjes nga ora 5, me pak frikë dhe emocion. Ndalova në një kishë, kërkova priftin e saj që të më bënte lidhje me Papën. Në momentin që ky person më pa me Kur’anin mbeti shumë i trembur. Unë i buzëqeshja, ai më shihte me inat. U ndjeva shumë fajtor, edhe pse nuk isha. Mesazhi që doja t’i përcillja Papës ishte që jo të gjithë jemi njësoj, jo të gjithë jemi terroristë”, tregon Bardhi.
Por kjo i kushtoi atij shtrenjtë. Që nga kjo tentativë e muajit shkurt për të takuar Papën, Brendon është mbajtur në burg.
“Në ditën e parë që kam shkelur aty më konsideruan terrorist, që nuk isha. Çdo gjë që thosha nuk merrej për bazë. Unë isha në shtëpinë time, sepse jam italian. Jam një djalë normal, që ka ndihmuar shumë persona. Mundohem t’i ndihmoj e jo t’i vras”, thotë 22-vjeçari.
Bardhi është personi i pestë që brenda pak kohësh dëbohet nga autoritetet italiane për të njëjtin motiv. Ai tani më shumë i frikësohet paragjykimeve dhe kërkon një shans të ketë një jetë normale.
“Kërkoj ndihmë, sepse edhe unë jam njeri i dobët. Më duhet një bazament, të kem një punë që të vazhdoj jetën time”, thotë Bardhi./Top Channel
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier