Perparim Ademi (Tela) ka pranuar vrasjen e dy motrave para gjykatës e cila vendosën masën e sigurisë arrest me burg, por mediat e Shqipërisë raportojnë se ai nuk ka shfaqur pendesë për krimin.
Burime për Opinion.al, bëjnë me dije se Ademi ka treguar se ka nisur një raport jashtëmartesor me Kristina Bardhin prej më shumë se 20 vitesh.
Më pas ai është lidhur me motrën tjetër më të vogël, Zhaneta Metani.Ademi ka pohuar se me Zhanetën ka edhe fëmijë, të cilët nuk janë regjistruar në gjendjen civile.
Ndërkohë sikurse tashmë është bërë e ditur, Përparim Ademi ndërkohë ka qenë i martuar ligjërisht në Maqedoninë e Veriut, fakt të cilin e ka pranuar edhe vetë.
Ai ka pohuar se bashkëshortja e tij i dinte lidhjet e të shoqit, madje kishte krijuar miqësi me dy motrat me qëllim që të mos prishte familjen.
Madje mediat në Shqipëri pohojnë se me dy motrat dhe bashkëshorten e tij kishin bërë udhëtime në Greqi dhe Pogradec.
Arsyeja e vrasjes ishte një debat mes tyre, pasi autori dyshonte që 45-vjeçarja ishte duke u shkëputur prej tij dhe po krijonte një lidhje të re.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë