Pak ditë pas zbulimit të helmimit dhe vrasjes së vjehrrës nga nusja 21-vjeçare, dalin në dritë detaje nga rrëfimi i Marjana Cmetës pak ditë pas krimit tek hoxha i xhamisë, Hysen Shehu.
Ky i fundit e ka filmuar të gjithë rrëfimin e nuses, e cila pohon se si e ftoi Liri Lamin në shtëpi, si i dha lëngun që kishte përgatitur hoxha dhe momentet e dhënies shpirt të 48-vjeçares.
Marjana tregon se vjehrra nuk jepte shpirt dhe ajo është përpjekur ta mbysë me shall e më pas me sende të tjera, derisa ia ka arritur qëllimit. “Dita” publikoi pjesën më të madhe të këtij rrëfimi në xhami dhe të filmuar. Në të dëgjohet hoxha që kërkon të mësojë nga 21-vjeçarja atë çfarë ka ngjarë dhe ankthi i Marjanës teksa përpiqej që t’i jepte fund jetës së vjehrrës dhe frikës se mos ajo ishte ende gjallë kur e dërguan në spital.
PERGJIMI
Marjana- Edhe vje atë ditë e i them që kam një ilaç që na shëron nga të këqijat…
Hoxha- Po…
Marjana- Edhe kjo më thotë mu po thotë… a kupto ma jep, po i thashë që ka një erë të keqe i thashë, unë nuk besoj ta durosh, nuk ka problem edhe unë ja mbush kshu… i Bravo….
Hoxha- Ëhëëë..
Marjana- Po në momentin që e pinte po nuk e di, po më po smë…më vriste aq shumë ktu, saqë të paktën unë e thojsha…
Hoxha- Të iki magjistarja, të eliminohet ktu…
Marjana- Edhe pastaj nuk e di kur … kur filloj tu u bo keq e më keq prap..nejse… Edhe po pastaj nuk fillova t’u u ndje keq se filloi ëëëë …duke bo ca shikime ke parasysh, kshu, edhe foli me vete, ishte e pavetdishme a nuk e di unë, i iknin sytë e mendonte se aty po i ikte shpirti, mos ashtu e ja boni “çfarë të bëj unë, ku të shkoi unë”, a kupto, i lëvizte sytë në një mënyrë shumë të frikshme, kupto, u duktë që ishte tu fol me dikë, ja bonte “çfarë të bëj unë, ku të shkoj unë” …mu aty ….mu fut frika, mos thashë jan …mos dun me e shpëtu ato…
Hoxha- Edhe e godite…
Marjana- Jo, nuk e godita, nuk isha te momenti që ajo…domethënë a kupto…edhe shkoj ke….po kalonte ora e thosha si do ja bëj kësaj….edhe por ku shkosha ajo prap ato shikime domethënë, ato shikime mu më kanë shkatarru…
Hoxha- S’kishte as të vjella as kshu…
Marjana- Po, kishte të vjella..
Hoxha– Ëhë..
Marjana– Edhe pastaj shkoj te dhoma gjumit e imja, pashë atë nusen e xhajës që po vinte po sillte lopët, thashë ta mbys tashi direkt, nuk kishe me prit më me bo punë ilaçi, nuk e di, marr një shall…
Hoxha– Ëhëë..
Marjana– Në momentin që e shoh te krevati ajo tremet e kupto, a kupto, e filloj duke bërtit hape dritaren e kupto, derisa shkojm te dhoma tjetër, domethënë në ato momente…
Hoxha– Aha…
Marjana- Jena përplas derisa nuk e di unë, nuk…nuk po më……e kisha harru domethënë sepse po mendoja që të paktën kur ta vras të mbaroj kjo gjë… a kupto që … që ta dish që po bën diçka ashtu po në ato momente nuk e dija ngaqë kom qen në tension a kupto, që sepse ajo bërtiste hape dritaren e ktë… edhe thashë në ato momente unë po thoja që tashi erdhi fundi, do e marrin vesh të gjithë që e vrava atë…kjo a kupto…atë nuk po e vrisja dot domethënë…
Hoxha– More shallin..
Marjana– Shalli nuk i boni gjo, kupto, se ajo u mundu me e mbajt me dorë kupto, i vuna durët…
Hoxha– Po…
Marjana- Aty nuk e di unë, nuk e kuptova ashtu, vetëm e pashë që …i iku ftyra, domethënë e kshu ashtu, po kur e lëshojsha durët prapë …thosha o Zot…ishte duke më ik truni…
Hoxha- Po, po nejse hë…
Marjana– Edhe e marr pastaj domethënë, e çoj tek dhoma gjumit, e marr…
Hoxha– Ëhë, pastaj, dha shpirt ?
Marjana– Nuk e di, nuk isha e sigurtë, a kupto, sepse unë kur e lëvizja, e ajo prapë merrte frymë domethënë, a kupto…
Hoxha– Po…
Marjana- Edhe shkoj pastaj xhaxhi e i them që mami është s’mur, shkoj me vrap a kupto. Thon ka maru e kështu, kur e ngrejti kjo nusja e xhaxhit ka pas frymë, mu aty thashë mori fund edhe sa shkojshim rrugës në spital thonin këto o ka mbaru, mu po më shkonte truni, bobo kjo akoma është gjallë, a kupton, do merret gjithçka e vërteta vesh?
Hoxha– Ëhë…
Marjana– U po e kam ashtu, po e kam…. ngaqë kam bo sherr e kam hongër me dhëmbë… Te spitali thanë kto domethënë që e vejnë dyshim që ka shenja dhune, normalisht që kanë kto, edhe aty domethënë ajo më ashtu eee, nga momenti në moment prisja që…fundin tim, a kupto? / Gazeta Dita/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...