Erisa, nënë e një fëmije që punon si prostitutë në Tiranë zbulon peripecitë që kalon duke ushtruar ‘profesionin më të vjetër në botë’. Ajo pranon se për klientë ka pasur edhe personazhe VIP, si aktorë, këngëtarë por edhe deputetë.
Për Erisën, prostituimi u kthye në të vetmen zgjidhje për të, pasi vështirësitë ekonomike e bënë të pamundur jetesën.
Gazetarja Klodiana Lala e pyeti Erisën për rastet kur ndaj saj abuzohet. Në intervistën për emisionin “Studio e Hapur”, Erisa zbulon se ka pasur plot raste kur nuk e kanë paguar, madje edhe e kanë rrahur keq. Sipas saj, zgjidhje për këto raste nuk ka, pasi nuk mund të bëjë denoncim në polici.
Gazetarja: A ke pasur klientë VIP-a
Erisa: Po, kam pasur aktorë, deputetë, këngëtarë dhe biznesmenë
Gazetarja: Nga e di profesionin e tyre?
Erisa: I njoh se janë njerëz publikë që i kam parë edhe në televizione
Gazetarja: Më thuaj një rast konkret që e keni pasur klient?
Erisa: Isha bashkë me një shoqen time dhe na kontaktoi dikush. Shkuam në një hotel në autostradë dhe mbaruam punë. E kuptova që ishte deputet, po ne nuk bëjmë zë
Gazetarja: Si e kuptove?
Erisa: E kam parë në televizion
Gazetarja: Sa të pagoi?
Erisa: 100 euro ora
Gazetarja: Keni ndonjë rast kur klientët ikin pa paguar?
Erisa: Kam pasur shumë raste edhe nga ata që kanë dhënë lekët në fillim dhe në fund të rrahin e ikin
Gazetarja: Kush janë këta?
Erisa: Janë ato gangsterat kryesisht nga Laçi, e lë me kaq se policisë nuk i ankohem dot
Gazetarja: Keni pasur ndonjë rast kur klienti ju ka dhunuar?
Erisa: Një biznesmen ishte shumë i pirë me rrahu keq për punët e tij, më nxiu keq fare.
Më herët ajo tregoi se kishte 13 vite që nuk mbante kontakte me të atin, se nënën e kishte në kushte të vështira ekonomike. Po ashtu kishte një vëlla më të vogël e një motër 2-vjeçare dhe se këtë punë e bënte për shkak të kushteve të vështira ekonomike.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...