Djali i Enver Hoxhës, Sokoli është shprehur se mjekut personal te ish diktatorit, i thurën një intrigë sikur ka ngacmuar bashkëshorten e Ilir Hoxhës, vëllait të tij.
Hektor Peçi, qe ka qene personi ne fjale, pra mjeku personal i Hoxhës, ka treguar sot per here te pare mbi marrëdhëniet e tij me familjen Hoxha dhe i përgjigjet akuzave për ngacmime.
Profesor Peçi shprehet se Teuta Hoxhën nuk e ka takuar asnjëherë, ndërsa ajo ka qenë gjimnaziste kur ai ishte mjek i Enver Hoxhës. Ai shprehet i habitur me këtë intrigë për të cilën shprehet se e ka mësuar vetëm kur ka lexuar në “Panorama” intervistën e Sokol Hoxhës.
Çfarë tha Sokol Hoxha/ “Mjekun e Enverit e hoqën, pasi e akuzuan se ngacmoi nusen e tim vëllai”
Sokol Hoxha, djali i Enver Hoxhës tregon mënyrën e largimit të mjekut personal endokrinolog nga babai i tij, Hektor Peçi. Sipas Sokol Hoxhës ai u largua pas ngritjes së një intrige për t’u zëvendësuar nga mjeku Isuf Kalo.
Isuf Kalo ka qenë mjeku personal i Enver Hoxhës deri sa ky i fundit vdiq, ndërkohë që ju dhe bashkëshortja juaj e akuzoni atë si pjesë të komplotit kundër jetës së Enver Hoxhës. Ku i bazoni këto?
Unë them se likuidimi i Enver Hoxhës nëpërmjet shëndetit të tij deri më sot është konsideruar si paranojë e tij. Edhe vetë zhvillimet postkomuniste vërtetojnë synimet antiEnver. Blair-i me ngjarjet në Irak u shpreh se Britania ka dështuar vetëm me Shqipërinë për rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Pra pranojnë vetë që rrëzimi i regjimit të Enver Hoxhës ishte i pamundur, ndaj likuidimi i tij nëpërmjet pistave të tjera, kryesisht të brendshme, e pse jo nëpërmjet shëndetit (si pika më e dobët e tij), s’ka se si të jetë fantazi. Aq më tepër po të marrim dhe raste analoge historike si Stalini etj.
Kush ka qenë mjeku personal i Enverit para Isufit?
Deri në vitin ‘72 ka qenë Hektor Peçi. Formulohet një intrigë e ulët nga mbesa e Ramiz Alisë, e fejuara e vëllait tim, që pretendoi të ishte ngacmuar si femër prej doktorit. Synimi ishte të largohej Hektori dhe te sillej Isuf Kalo nga Hysni Kapo./panorama/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...