Sot do të dalë para gjykatës i riu kuksian, i cili për një zënkë të momentit me të atin bëri gjëmën në familjen e vet: Vret të atin, plagos të ëmën dhe vetë shkon pas hekurave për një akt të rëndë kriminal.
Pak ditë më pas duhej të martonte motrën, në moshë pak më të vogël se veten, ndërsa në momentin që ka qëlluar mbi dy prindërit, vajza që do të bëhet nuse dhe motra më e vogël kanë qenë aty e madje kanë parë edhe gjithçka ka ndodhur. Djali ka pranuar gjithë fatkeqësinë e momentit që e çoi në vrasjen e babait të tij dhe plagosjen e nënës, ndërsa gjithçka ka nisur nga një sjellje e egër e të atit që sot nuk rron më. Djali mori armën e punës së tij dhe i mori jetën, për të rrënuar edhe jetët e të tjerëve veç të vetes. Prokuroria do të kërkojë për të masën e arrestit me burg pa afat, ndërsa duket se nuk kanë se çfarë të hetojnë më palët në këtë ngjarje të rëndë që ka rrënuar familjen e ish-efektivit të policisë Miftar Metallari! Autori i ngjarjes ka pranuar gjithçka dhe se të dhënat hetimore të prokurorisë tregojnë se dëshmia e tij është e njëjtë me atë të motrave të tij, të cilat janë gjendur të pafuqishme përballë agresionit të vëllait më të madh se ato, i cili kishte qëlluar mbi dy prindërit. Prokuroria saktëson se gjithë sherri me babë e bir ka nisur për një karrocë më llaç që iu ka derdhur rrugës Miraldit. Djali ka treguar se i ati e ka qëlluar, e jo me shpullë, duke u bërë kështu shkak për një akt fatal në atë familje të vogël që priste të bënte dasmë pas disa ditësh.
Prokuroria
Prokuroria për Krime të Rënda dërgon në gjykatë kërkesën për caktimin e masë së sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Mirald Metallari, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare (me viktimë babain e tij); “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, me të dëmtuar nënën e tij, si edhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”. Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në bazë e referimit policor, sipas të cilit, mesditën e datës 24.07.2017, Mirald Met allari dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë tip pistoletë babanë e tij, shtetasin Miftar Metallari, si edhe ka plagosur nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari. Me marrjen e njoftimit është formuar grupi hetimor, është shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga kontakti i parë është mësuar se shtetasi Mirald Metallari, pas një konflikti çasti që ka pasur me të atin , shtetasin Miftar Metallari, ka marrë armën e këtij të fundit dhe ka shtënë disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur. Po ashtu, në momentin që ka qenë duke shkuar për të kryer aktin, përpara i ka dal nëna e tij shtetasja Nurie Metallari e cila ka dashur ta pengojë të kryejë aktin, por Miraldi ka shtënë në drejtim të saj. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja pistolete. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, ka rezultuar se shtetasi Mirald Metallari menjëherë pas ngjarjes është larguar me një automjet të markës “Ford”, për të transportuar nënën e tij, shtetasen Nurie Metallari në spitalin e traumës Laprakë. Me marrjen e këtij njoftimi, nga ana e Policisë u bë ndalimi i mjetit në rrugën “Lord Bajron, ku njëkohë- sisht u bë edhe ndalimi i shtetasit Mirald Metallari si dhe është bllokuar arma e zjarrit tip pistoletë, model “TT”.
Rrëfimi i Miraldit
Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime në praninë e avokatit të zgjedhur kryesisht, shtetasi Mirald Metallari, i cili ndër të tjera ka deklaruar se: Më datë 24.07.2017 rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka ndihmuar të atin (Miftarin) për të bërë disa punime në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur ka qenë duke punuar, rreth orës 11:00, në një moment i është derdhur karroca e mbushur me llaç në tokë. I ati e ka gjuajtur me grusht në pjesën e buzës dhe pas këtij veprimi, Mirald-i ka hyrë në banesë, ku aty kanë qenë 2 (dy) motrat e tij, të cilat kanë dal jashtë dhe ky ka shkuar te dhoma e të atit . Aty ka marrë armën e shërbimit të babait dhe pasi ka dal me armë në dorë te dera, ka vërejtur të ëmën shtetasen Nurie Metallari, e cila ka tentuar ta ndaloj dhe në këtë moment ai e ka shkrepur armën me drejtim nga dyshemeja.
Ndërhyrja e nënës
Nëna e tij ka dashur përsëri ta ndalojë, por Miraldi ka qëlluar me armën e zjarri në drejtim të saj në një distancë prej 3 (tre) metrash. Ndërkohë, i ati, Miftari, ishte duke ardhur në drejtim të Mirald-it, ky i fundit ka hapur zjarr edhe ndaj tij duke mbaruar të gjithë fishekët që kishte në karikatorin e pistoletës. Më pas Mirald-i thekson se ka shkuar te e ëma, e cila ishte shtrirë përtokë në verandën e shtëpisë, e ka marrë atë dhe e ka futur në makinën e tij, me qëllim për ta dërguar në spital. Me vete ka patur edhe armën e zjarrit që kishte kryer ngjarjen. Ai është nisur për në Spitalin e Traumës Laprakë, kur ka qenë në hyrje të rrugës për te spitali e ka ndaluar një patrullë policie, dhe e ka shoqëruar atë në mjetin e policisë, ndërsa të ëmën e kanë dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë. Në deklarimin e tij ky shtetas thekson se armën ua ka dorë- zuar vet punonjësve të policisë. Në shpjegimet e tij ky person sqaron se nuk ka pasur konflikte të mëparshme me të atin!
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...