Ben Blushi dhe Ilir Meta dikur kanë qenë shokë të së njejtës klasë në gjimnazin “Sami Frashëri” të kryeqytetit, ku Presidenti i porsavotuar dhe deputeti “Libra”, ndiqnin studimet e shkollës së mesme.
Gjatë një interviste të datës 7 mars 2016, në INtv, teksa fliste për marrëdheniet e tij me Metën – kryetar Parlamenti, Ben Blushi ka treguar, ndër të tjera, një zënie me grushta me ish shokun e shkollës.
“Histori të vjetra”, e ka nisur rrëfimin Blushi, duke vijuar: ”Me Ilir Metën kemi vetëm dy gjëra të përbashkëta, që kemi qenë të dy gjimnazistë dhe që të dy i kemi selitë e partive tek rruga “Sami Frashëri”. Është koicidencë, ne jemi fiks përballë tyre”.
Dhe më tej:” Ka qenë një zënkë Ilir Metën, kemi qenë shok klase. Atëherë s’fisnim për politikë, do ketë qenë një gjë shumë banale që mua s’më kujtohet, sherr klase por unë di që për atë shkak jam përjashtuar dy javë nga shkolla. Dhe s’besoj se do më ndodhë prap që të zihem meIlir Metën dhe të përjashtohem nga Parlamenti”, thotë Blushi, i cili në votimin e Metës si President, së bashku me Mimoza Hafizin, e shprehën kundër publikisht votën e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=D32aWUWdBaM
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë