Prej rreth dy javësh të strehuar në Shqipëri, shtetasit afganë shprehen të kënaqur ndërsa kanë ndarë për Kryeministrin Rama disa rrëfime nga jeta e tyre në Afganistan, para se pushtetin ta merrnin talebanët.
“Familja, babai im më mbështeti për biznesin tim. Viti i kaluar ishte viti i artë për gratë sepse kishte shumë dyqane e biznese të drejtuara prej grave. Kështu që vendosa të studioj dhe të punoj për gratë sepse kishte shumë gjëra që ato mund të bënin”.
“Ëndrra ime më e madhe është që një ditë të jem me familjen time, nënën, babain, vëllain dhe motrën. T’i ndihmoj ata të vijnë këtu ose në një vend të sigurt. Dhe gjithashtu të bëj gjërat që dua”.
Mes të strehuarve afganë në Shqipëri, ka dhe shumë gazetarë.
“Dymbëdhjetë vite duke dhënë mësim në dy mësimeve si profesor asistent në gazetari. Unë kam trajnuar me mijëra gazetarë, veçanërisht gra, gazetare të reja”.
Deri më tani Shqipëria ka strehuar 644 shtetas afganë, pas marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talebanët. Ata janë strehuar në”Qytet Studenti” në Tiranë, në disa struktura hoteliere në Durrës e Lezhë.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...