Ashtu si shumë gazetarë, që ndoqën sezonin e parë të vettingut në 100 seanca dëgjimore e vendimmarrëse, edhe Armand Bajrami nuk ka munguar në asnjë prej tyre. Ai ka parë sesi 27 gjyqtarë e prokurorë dolën fitues, e sesi 20 të tjerë u rrëzuan.
Por, çfarë medojnë gazetarët për standardet e gjykimit të Komisionit të Pavarur të Kualfikimit? A pati nga ata që u trajtuan si të privilegjuar?
“Janë konfirmuar në sistem gjyqtarë e prokurorë që në bindjen time nuk do të duhej të qëndronin. Kam rezarvat e mia edhe për standardet, të paktën në dukje të dyfishta, të këtij komisioni”, tha gazetari Arman Bajrami.
“Disa prej tyre realisht e kanë merituar, por një pjesë e tyre mund të themi se nuk mund të bazoheshin vetëm në disa kleçka të vogla të pasurisë”, shprehet Xhensila Kodra, gazetare.
“A ka dy standarde? Më shumë sesa dy do të thoja unë, por ajo çfarë kam konstatuar është se ky është një proces që u ngjan më shumë shifrave dhe bankierëve, sesa kontrollit nga ana profesionale, apo ana morale”, deklaroi gazetari Arsen Rusta.
Gazetari i BIRN-it, Besar Likmeta u ka paraprirë seancave dëgjimore me publikimin e deklaratave periodike të gjyqtarëve dhe prokurorëve, e për të, ka diçka për të cilën ky proces merr notën maksimale.
“Ajo që është e veçantë për këtë proces është se ka qenë një nga proceset më transparente që unë kam parë dhe nga ana mediatike, media besoj se po luan një rol shumë të shëndetshëm, jo vetëm për transmetimin e seancave dëgjimore, por edhe ndikimin për të pasur një lloj procesi sa më të hapur dhe të ndershëm ndaj subjekteve, por edhe publikut e pritshmërive të tij”, tha gazetari Besar Likmeta.
Seancat e vettingut janë të hapura, por përveç Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Avokatit të Popullit, ky proces mund të monitorohet edhe nga qytetarët, qofshin ata të pakënaqur nga sistemi, apo edhe kuriozë./Top Channel
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë