Pas ngjarjes së rëndë në Velçan të Pogradecit, babai i 26-vjeçarit Erzen Torra dyshon se ata i kanë vrarë.
Në një intervistë për Panorama ai arsyeton kështu:
“Shkonin për mrekulli. Unë s’i kam parë asnjëherë të zihen. Tani si çdo çift i ri kishin ndonjëherë grindje, ndonjë mërzitje të vogël me njeri-tjetrin, por asnjëherë nuk mund të thuash që ziheshin ashpër apo gjëra shqetësuese. Ata e donin shumë njeri-tjetrin dhe sidomos nusja ishte e urtë. Nuk ia kisha dëgjuar ndonjëherë zërin, vetëm qeshte. Unë dhe ime shoqe e donim si vajzën tonë. Ajo ishte e vogël, por mbante gjithë peshën e familjes.”
Po për fëmijët, kush po kujdeset?
“Më dhemb shpirti për ata fëmijë. Nuk janë pa njeri, që të thuash kush do të kujdeset por fatkeqësi është që mbetën jetimë pa nënë e babë. Kanë gjyshër e njerëz të tjerë që do t’i rritin, por unë nuk do të di çfarë të them kur të më pyesin për prindërit e tyre. Çfarë t’u them kur as unë vetë nuk e di?
Policia të hetojë si duhet dhe të nxjerrë të vërtetën. Unë dyshoj që dikush tjetër mund t’i ketë vrarë dhe i ka bërë gjërat të duken kështu. Konflikte me të tjerë ne nuk kishim me sa di unë, por përsëri nuk i dihet. Kam dyshime shumë të forta se dikush i ka vrarë.”./Albeu.com
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...