Sot në territorin e Shqipërisë do të rikthehen reshjet e shiut, por edhe të dëborës në lartësitë mbi 900 metra mbi nivelin e detit.
Kështu tha meteorologia Tanja Porja në A2 CNN, teksa shtoi se sot do të ketë edhe rënie të temperaturave me rreth 2-3 gradë.
Po ashtu ajo shtoi se pjesa e dytë e ditës do të sjellë intensifikim të reshjeve të shiut, por edhe të dëborës në zonat malore.
“Do të kemi shtim të vranësirave dhe rrjedhimisht intensifikim të reshjeve. Do të rikthehen reshjet e shiut dhe dëborës. Fillimisht rebeshe në skajet veri dhe jug dhe në mbrëmje do të kemi shfaqjen e reshjeve të dëborës në 900 metra lartësi mbi nivelin e detit. Do të kemi një rënie të lehtë të vlerave termike në mëngjes dhe gjatë mesditës një rënie me 2-3 gradë. Kemi sërish 0 gradë temperaturat në zonat e thella malore. Në pjesën e dytë të ditës kemi intensifikim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar”, tha Porja.
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...