Rrahën pronarin e lokalit, procedohen penalisht 5 persona në Pogradec, akuzat ndaj tyre

16:55 | 12 Nëntor 2019
Arbresh.info

Policia e Pogradecit njofton se ka proceduar penalisht 5 persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit të një lokali në qytetin jug-lindor.

Sipas uniformave blu të Pogradecit, 5 shtetasit janë proceduar në gjendje të lirë për “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Në vijim të informacionit datë 09.11.2019, i cili bën fjalë për konfliktin e ndodhur në një lokal, në fshatin Dunicë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Pogradec pas veprimeve hetimore të kryera me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje, filluan procedimin penal në gjendje të lirë edhe ndaj 5 shtetasve të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në konflikt, konkretisht:

S.M.,26 vjeç; E.M., 28 vjeç; A.S., 25 vjeç; F.M., 26 vjeç, Ç.K, 26 vjeç, banues në fshatin Memëlisht dhe Çervenakë, Pogradec.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi dyshohet se, këta shtetas për motive të dobëta, kanë goditur me grushta shtetasin E.Ç, 39 vjeç, si edhe kanë thyer xhamat e lokalit në pronësi të tij.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme