Ish-drejtuesja e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, e shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka dalë sot përpara trupës gjykuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me kërkesën për t’u rikthyer në detyrë.
Seanca para KPA-së po zhvillohet me dyer të hapura, ndërsa ndihmëse në këtë proces është zgjedhur Ema Gashi, avokate nga Durrësi e njëkohësisht motra e vet subjektit të rivlerësimit. Për këtë rast, vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është Theo Jacobs, që zëvendëson Mia Rosing.
Më 25 korrik të këtij viti, ish-drejtorja e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, e pezulluar muaj më parë nga kryeprokurorja Arta Marku, u shkarkua nga detyra.
Në seancën dëgjimore , muaj më parë KPK ishte shprehur se Gashi ka mospërputhje me deklarimin e pasurisë. “Rezulton se ka mospërputhje mes çmimit për blerje të apartamentit, nuk ka deklaruar burime të ligjshme për këtë blerje, që nga pagesa e parë prej 30 mijë eurosh e më pas edhe për burimin prej 50 mijë eurosh. Sipas KPK-së, janë bërë deklarime të pasakta, janë kryer akte fiktive noteriale dhe janë dhënë përgjigje të pasakta për pyetjet e KPK-së”.
Rovena Gashi ishte e para që hapi një betejë me Komisionin e Vettingut, ku në seancën dëgjimore në Korrik të 2018, e konsideroi vendimin e saj të paragjykuar dhe të ndërmarrë muaj më parë, atëherë kur ishin dërguar pyetjet e para nga Komisionin i Vetingut./topchannel
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, deri në 40 minuta pritje te ...
Abdixhiku takon 150 bizneset më të mëdha në Kosovë
Ambasada e Shqipërisë në Kiev dëmtohet nga sulmet ruse