Ministër për Evropën, në Ministrinë e Jashtme Gjermane Michael Roth në një shkrim për mediet gjermane ka komentuar situatën në Ballkan. Duke u ndalur tek Shqipëria, Roth ka dënuar sjelljen e opozitës, duke theksuar se ajo po përpiqet që të japë një realitet tjetër nga ai që ekziston.
Sipas Ministrit të Jashtëm gjerman, politika e përgjegjshme e opozitës, s’mund të mbulojë atë ç’ka arritur Shqipëria, duke e këshilluar që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në garën politike të ideve në Parlament.
“Në Shqipëri situata duket, në pamje të parë e ndërlikuar. Kjo për arsye se opozita ka arritur të prodhojë pamje dramatike – në vend që të matet në mënyrë konstruktive me qeverinë në garën politike të ideve në Parlament. Kjo politikë obstruktive dhe e papërgjegjshme nuk mund mbulojë gjithë atë që vendi ka bërë”, shprehet zoti Roth.
Më pas, Ministri i Jashtëm gjerman flet edhe për reformën në drejtësi, duke thënë se i gjithë procesi po ndiqet nga ekspertë europianë.
“Në kuadër të reformës në drejtësi po verifikohen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët për integritetin e tyre. Ky është një proces unik në nivel botëror, që ndiqet nga ekspertë europianë”, përfundon opinionin e tij, Roth./tch
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve