Röpke: BE s’mund të zhgënjejë më vendet e Ballkanit, duhet integrim gradual

10:38 | 19 Shtator 2024
E.G

Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Rëpke (Röpke) theksoi rëndësinë e integrimit gradual të vendeve kandidate për në BE në mënyrë që shoqëria civile dhe pritshmërinë e popujve të merren parasysh.

Në një konferencë për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama nga Brukseli, presidenti Rëpke theksoi se BE nuk mund të zhgënjejë më asnjë nga vendet e Ballkanit.

Duke vlerësuar rëndësinë e shoqërisë civile, Oliver Rëpke tha se nevoja e tyre për t’u përfshirë në proceset integruese është me e nevojshme se kurrë.

“Kjo është një ditë e rëndësishme për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Ballkanit në përgjithësi. Mbështetja jonë madhore për zgjerimin edhe anëtarësimin e Shqipërisë nuk duhet të zhgënjejë me pritshmërinë e popullit shqiptar. Prandaj një nga përparësitë më të rëndësishme është nisma e përfshirjes së shoqërisë civile në punët tona të përditshme.

Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e KE dhe në veçanti për mbështetjen qe jep kryetarja e KE dhe jemi të vendosur të vijojmë me ketë projekt se nuk mund të zhgënjejmë më asnjë nga vendet e Ballkanit më tej. Anëtarësimi në BE bëhet nga meritokracia, por metodologjia duhet të jetë graduale dhe ne këtë kemi bërë me Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian. Ka ardhur koha të marrim hapin tjetër që është krijimi i Komitetit të Përbashkët Konsultative që do monitorojë dhe do japë këshilla për anësimin e vendeve në BE. Ne jemi gati , bazën ligjore kemi thjeshtë duhet të caktohen në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse anëtarët. Qasja jonë është për zgjerimin e BE dhe integrimin gradual të vendeve kandidate dhe shoqërisë civile. Mbështesim aspiratat e Shqipërisë për integrimin në BE”, tha ai.

/rtsh.al/

Të ngjashme