Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të shqyrtuar projektvendimin “Rregullat e veprimtarisë së policisë së shtetit në shërbim të zgjedhjeve”.
Nesër do të shqyrtohet roli i policisë në ditën e zgjedhjeve që do të mbahen më 25 prill të vitit të ardhshëm.
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor me Ligjin 101/2020, kanë shtuar detyrat dhe përgjegjësitë për Policinë e Shtetit gjatë veprimtarisë në shërbim të zgjedhjeve.
Dokumenti parashikon ndalimin e përdorimit gjatë gjithë fushatës zgjedhore të forcave komando dhe forcave të tjera të ushtrisë dhe strukturave të posaçme dhe ndalimin e përdorimit të tyre për ruajtjen e objekteve që kanë lidhje me zgjedhjet, pasi ata nevojiten për ruajtjen e objekteve të rëndësisë së veçantë, në zëvendësim të punonjësve të Policisë së Shtetit ose në zbatim të detyrimeve ndërkombëtare.
Detyrime për punonjësit e Policisë së Shtetit të ngarkuar me detyra në shërbim të zgjedhjeve, për veshjen, identifikimin, armatimin, vendqëndrimin në periudhën 24 orë para ditës së zgjedhjeve dhe në ditën e zgjedhjeve, duke përcaktuar lejimin e qëndrimit të tyre mjediset e brendshme apo të jashtme të ndërtesave ku kryhet administrim zgjedhor vetëm me kërkesë të Komisionit Zonal të Administrimit Zgjedhor, apo të Komisionit të Qendrës së Votimit.
Mendohet të ketë një afat 30 ditë para ditës së zgjedhjeve për dërgimin nga Komisioneri të listës së plotë të objekteve ku janë të vendosura QV-të, KZAZ-të, VNV-të, dhe adresat e sakta të vendndodhjes së tyre.
Gjithashtu një afat 10 ditë para ditës së zgjedhjeve për paraqitjen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të listës së plotë të punonjësve të ngarkuar me detyra gjatë zgjedhjeve.
Sipas projektvendimit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore, dhe ndalimet përkatëse.
Projektvendimi “Rregullat e veprimtarisë së policisë së shtetit në shërbim të zgjedhjeve”.
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...