Regjisor Robert Budina i cili tashmë gëzon shëndet të plotë pas prekjes nga Covid-19 ka treguar për mikrofonin e ABC News se ai dhe i vëllai kanë kaluar sëmundjen pa simptoma.
Budina deklaroi se aktualisht po merret me procedurat e padisë ndaj kryeministrit Edi Rama i cili publikoi emrat e tyre si të infektuar në kundërshtim me ligjin.
Ai u shpreh se familjarët e tyre kanë dalë të gjithë negativë pas testimit.
“Jemi duke u marrë me këtë procedurë. Po merremi më dorëzimin e padisë, hartimin. Ne kryem procedurën që kërkuam, ndenjëm në shtëpi.
Por nuk e kuptuam asnjëherë nëse ishim të prekur apo jo. Familjarët tanë dolën negativë. Nuk kemi pasur asnjë shqetësim.
Po Veliaj që bën koncerte, apo ata nuk i kap virusi. Çështja është politike. Qeveria po krijon një ide terrori për këto masa”, tha Budina
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...