Parku natyror Drilon – Tushemisht në Pogradec është rivitalizuar duke u kthyer në një pol të ri ekoturistikë për qytetin. Rikonstruksioni është bërë në zgjerimin dhe rregullimin e këtij parku me krijimin e një Qendre Vizitorësh, urave të reja dhe rrugicave për relaksimin në natyrë.
Rivitalizimin e këtij parku natyror, kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar si një “gjerdan të ri” në turizmin e qytetit të Pogradecit.
Ndërhyrja në parkun natyror Drilon – Tushemisht u bë nga Fondi Shqiptar-Amerikan i Zhvillimit me metoda miqësore ndaj mjedisit.
“Parku Natyror Drilon-Tushemisht tërësisht i rilindur, ku bashkë me Qendrën e re të Vizitorëve krijon një gjerdan të ri dedikuar ekoturizmit në Pogradec. Një shembull i shkëlqyer i forcës transformuese të projekteve të mira ku së bashku me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit i jepet një tjetër hov turizmit të natyrës, duke ndërhyrë me metoda miqësore ndaj mjedisit për të shtuar turistët në këto perla natyrore si mënyra më e mirë e arritjes së turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të komunitetit”, shkruan Rama.
Në përurimin e parkut ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro u shpreh se projekte të tilla ruajnë lidhjen mes njerëzve që jetojnë këtu dhe ekosistemit dhe zhvillon ekonominë lokale.
“Jemi në një zonë të mbrojtur natyrore, por në Shqipërinë e vogël këto zona të mbrojtura kanë bashkëjetuar dhe janë të tilla falë njerëzve që kanë jetuar dhe punojnë në këto zona. Njerëzit këtu janë pjesë e ekosistemit. Këto janë projekte që forcojnë ekosistemin e lidhjes mes njeriut dhe natyrës dhe janë pjesë e një mentaliteti të ri që edukon brezat me natyrën. Duke sjellë vizitorët në mënyrë të organizuar dhe duke ftuar investitorët në mënyrë të organizuar ne vijojmë traditën që na kanë lënë të parët për të ruajtur parkun, por të përfitojmë edhe të mirat për ekonominë lokale”, tha Kumbaro.
Sipërfaqja ku shtrihet shëtitorja e Tushemishtit dhe Parku i Drilonit u shumëfishua në 150 hektarë, e gjitha në funksion të turizmit, me 13 ura të reja, shëtitore, korsi biçikletash, 8 mijë pemë të mbjella, 5 km gjatësi e lundrueshme me varkë, 3 parkime me 550 vende për automjete dhe e aksesueshme deri në Zagorçan, për të përfunduar në pikën doganore të Tushemishtit./rtsh.al/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...