Google ADS

Rita Ora të martën mbanë koncert falas në Tiranë

13:48 | 5 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Të martën në orën 20:00 të mbrëmjes Rita Ora, këngëtarja shqiptare, do të performojë në sheshin Skënderbej. Të gjithë do të kenë mundësi të shijojnë përformacën, pasi koncerti do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ajo tashmë ndodhet në Tiranë, ku ka takuar dhe disa nga studentët e Liceut Artistik.

Ju çuna dhe goca jeni me shumë fat për këtë kryebashkiak. Është shumë “cool” dhe i përditësuar me kulturën, rininë, vlerat. E shoh çdo vit rritjen e qytetit dhe jam e surprizuar”, tha këngëtarja.

Në takimin që ajo zhvilloi, tregoi më shumë mbi karrierën e saj si dhe nuk nguroi t’i japë disa këshilla të rinjve.

“Duhet të fokusoheni te vetja juaj dhe të mos dëgjoni çfarë thonë të tjerët. Duhet t’u provoni atyre se janë ata që e kanë gabim. Kjo më ka bërë mua të eci përpara”, u shpreh ajo.

32-vjeçarja ishte e shoqëruar nga nëna e saj. Koncerti i së martës nuk do të jetë aktiviteti i vetëm i këngëtares./en/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme