Rita Ora sot mban koncert falas në Tiranë

08:20 | 6 Shtator 2022
Vjollca Gajraku

Rita Ora këngëtarja shqiptare me famë botërore, sot do të mbajë koncert falas në Tiranë.

Koncerti sot do të mbahet në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore gjatë qëndrimit në Tiranë dje u dekorua nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj me titullin e lartë “Naim Frashëri”, për kontributin e dhënë në lartësimin e vlerave artistike dhe njerëzore përmes artit.

Ndërsa gjatë ditës këngëtarja u prit dhe nga kryetari i komunës së Tiranës Erion Veliaj.

Poashtu Rita Ora, ka vizituar një qendër komunitare të fëmijëve në Tiranë që mbështetet nga UNICEF ku ka zhvilluar aktivitete të ndryshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme