Kryetari i Partisë Socialiste në Shqipëri, Edi Rama mbledh të dielën në Gjirin e Lalëzit në Durrës Asamblenë Kombëtare të partisë, në kuadër të procesit të riorganizimit të strukturave dhe rijetëzimit të selisë rozë.
Takimi pritet të nisë në orën 11:00, me fjalën e kryeministrit Rama. Fokusi i Asamblesë Kombëtare të PS-së, pritet të vihet tek zbatimi i detyrave, të cilat janë caktuar nga strukturat e partisë.
Po ashtu, në agjendë është programuar miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.
Agjenda:
1.Fjala e Kryeministrit Rama
2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja
3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara
4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”
5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”/abcnews.al
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...