Janë hapur sot për tu rinumëruar 64 kuti me vota të qarkut të Tiranës pas ankesës së PDIU-së dhe PS për numërim jo të saktë nga KZAZ-të. Deri më tani janë numëruar më shumë se gjysma e kutive (35) por Idrizi duket larg marrjes së mandatit pasi i rezultojnë vetëm 4 vota më shumë se sa më 25 qershor.
Gjithsesi edhe pse vazhdon procesi i rinumërimit, kreu i PDIU, Idrizi reagon në facebook duke sulmuar KQZ. Ai ankohet se po shpallen të pavlefshme fletë që kanë mbishkrime etnike.
Statusi i Idrizit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sapo e quajti të pavlefshme këtë votë të hedhur për PDIU-në, kur vullneti i qytetarit që e ka hedhur duket më se i qartë. Shenja X ishte atje ku duhet dhe po ashtu ka pasur dhjetëra fletë ku ka pasur fjalë të shkruara sikurse është rasti i kësaj flete, që u konsideruan të vlefshme. Pak ditë pasi tjetërkush reagoi ndaj gurit me emrin Filat në sheshin Skënderbej, po shohim që emri i qytetit çam të Margëlliçit po shqetëson anëtarët e KQZ-së. Kujt i dhemb syri nga fjala Margëlliç të shkruajtur aty?!
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...