Pas tre muajsh shkëputje, sot transporti publik është i lejuar të fillojë punë, si ai qytetas dhe ndërqytetas. Të gjithë autobusët dhe urbanet publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë duke zbatuar 13 pika të masave anti COVID-19.
Pavarësisht dritës jeshile nga ana e autoriteteve, shoqatat e transportit janë të përçara.
Pas njoftimit nga ministrja e Shëndetësisë ditën e djeshme, se do të rinis puna e transportit publik, por me protokoll te rrepte sigurie dhe mbajtjen e maskave ne mënyrë të detyrueshme, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Unionit të Operatoreve të Transportit Publik, duke thënë se nuk mund të rinisin shërbimin, pasi nuk u janë plotësuar kërkesat.
Reagimi i Shoqatës
Bazuar në fjalimin e fundit të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po Ju bëjmë me dije se Unioni i Operatoreve të Transportit Publik nuk mundet të rifilloi shërbimin për sa kohë nuk është plotësuar asnjë nga pikat e kërkuara.
Me anë të kësaj deklarate përgënjështrojmë Ministren e Shëndetsisë, e cila tha: “Hiqen kufizimet për transportin publik”.
Për sa kohë është në fuqi Urdhri i Ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Nr.169 dt.5/6/2020 operatorët e transportit publik nuk e kanë të mundur të përballojnë kostot e respektimit të këtij protokolli, si financiare ashtu edhe ligjore.
Por kujtojmë se shoqatat në disa qytete kanë reaguar pozitivisht, duke shprehur menjëherë gatishmërinë për të rifilluar punën. Megjithatë, mbetet për te parë ne vijim se çfarë do te ndodhë konkretisht me transportin publik në vend.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...