Një grup qytetarësh kuksianë janë mbledhur sërish para Komisariatit të Policisë duke kërkuar lirimin e 11 personave që u lanë në burg nga gjykata në seancën e së mërkurës.
Ndërkohë, komisioni organizativ i protestës së 31 marsit, i ngritur nga Këshilli Bashkiak i Kukësit shpreh vendosmërinë për vijimin e protestave deri në anulimin e plotë të tarifës në Rrugën e Kombit.
“Përshëndesim lirimin e një pjese të protestuesve të dnaluar nga policia dhe kërkojmë lirimin e personave të tjerë. Nga ana tjetër, nënvizojmë vendosmërinë tonë për të vazhduer lëvizjen paqësore deri në përmbushjen e qëllimit, heqjen e taksës në Rrugën e Kombit”, thuhet në një deklaratë për media të këtij komisioni.
Ky komision thotë se çdo përpjekje për ta devijuar qëllimin e protestës do të dënohet.
Gjykata la në burg shtetasit Xhevahir Herenin, Elton Cenkun, Florin Onuzin, Shkëlqim Vata, Xhevahir Gashi dhe Elvis Oruçi, Rasim Onuzi, Abdi Haziraj dhe Vasil Laçi, Edmond Matmuja.
Policia mori masa të jashtëzakonshme për mbarëvajtjen normale të seancës, duke angazhuar gati 1 mijë efektivë.
Ndërkohë, pati edhe tensione mes disa deputetëve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë, të cilat fillimisht nuk i lejuan të futen në sallën e gjyqit. Edmond Spaho u shfaq i gjakosur teksa foli për mediat. “Do të përplasen me qytetarët, do të përplasen me ne. Forcat e policisë ushtruan dhunë. Me dhunë Edi Rama nuk do ta ketë të gjatë”, tha Sapho./Top Channel
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...