Google ADS

Rindërtimi, Rama poston videon nga Thumana: Po merr formë përditë

10:25 | 20 Maj 2021
A Z

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video nga Thumana, e cila ishte një ndër vendet më të shkatërruara nga tërmet i i 26 nëntorit të vitit 2019.

Videoja tregon punimet që po bëhen për rindërtimin në Thumanë. Rama thotë se çdo ditë po merr formë qyteza e bukur e Rilindjes.

“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë përditë e më të plotë qyteza e bukur e Rilindjes pas tërmetit shkatërrimtar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

 

Të ngjashme