Google ADS

Rindërtimi, dorëzohen 153 banesa të reja në Kavajë

16:58 | 27 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

153 familje të prekura në Kavajë nga tërmeti i 2019-s do ta kalojnë Vitin e Ri në banesën e tyre të re. Për të inauguruar pallatet e reja të këtyre banesave ishte këtë të hënë kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë tha ndër të tjera se programi i rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi, në kthesë transformimi të zonave të prekura më fort.

Po ashtu kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij nuk kurseu ironinë ndaj situatës në Partinë Demokratike.

“Nga momenti ku hyni në shtëpi jeni pronarë të këtyre shtëpive dhe meqë këtu jemi në një zonë me përmbajtje demokratike në aspektin politik, maksimumi që mund t’ju ndodhë në të ardhmen është t’ju ndërrojnë bravën, por ngjyrën e bravës se çelësin nuk ua marrin dot. Kështu që askush më pas nuk mund të bijë nesër dhe të thotë që për këto shtëpi që ka paguar shteti se të gjitha këto janë kontribut i drejtpërdrejtë i qeverisë, ju duhet të paguani diçka. Këto shtëpi janë tuajat dhe askush nuk vjen dot të pretendojë asgjë. Janë tuajat për t’i trashëguar, janë tuajat për t’i dhënë me qira, janë tuaja për t’i shitur nëse doni t’i shisni një ditë, si të gjithë pronarët e ligjshëm në Shqipëri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ndër të tjera u shpreh se në programin e rindërtimit kontributin kryesor e ka qeveria shqiptare./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme