Interpol Tirana ka ekstraduar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë të dy shtetasve të dënuar përkatësisht me 8 vite burg dhe 6 muaj burg për veprat shfrytëzimi i prostitucionit dhe dhunë në familje.
Policia e shtetit bën të ditur se në Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.P. (39), banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale shfrytëzimi i prostitucionit, në rrethana rënduese në bashkëpunim.
Po ashtu u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.K., (43), banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale dhunë në familje.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë