“Zemra e qytetit të vjetër të Vlorës, zhdukur me dekada në pluhur, rrecka, plehra, ndërtime kuturu e rrënim tragjik, po rilind me të gjithë hiret e historinë e saj”.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot punimet që po kryhen në qendrën historike të Vlorës, “një fuqi të re tërheqëse me burime të reja ekonomie e punësimi”.
“Lidhja e bulevardit të ri ‘Ismail Qemali’, me këtë zonë historike, përmes Sheshit të Flamurit, ku pas përfundimit të projektit do të nisë rindërtimi me themel, i jep Vlorës historike e turistike, një fuqi të re tërheqëse dhe burime të reja ekonomie e punësimi”, tha Rama.
Rikualifikimi i qendrës historike të Vlorës po e bën qytetin bregdetar jo vetëm destinacion për detin dhe plazhin, por edhe për historinë dhe kulturën e pasur.
Rilindja e Lagjes Historike të Vlorës është tashmë drejt përfundimit. Projekti me investimet e qeverisë përfshin restaurimin e 68 banesave, mes të cilave, Shtëpinë e Marigosë, Xhaminë e Tabakëve, Rrugën e Hebrenjve, Sheshin e Sahatit dhe Shtëpinë e Qeverisë.
Në zonën qendrore të Vlorës ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës.
Secili prej tyre paraqet fakte dhe histori interesante që mund të marrin interesin e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj. Stili i përdorur në shumë godina krijon njëfarë uniformiteti në zonë, por që e dallon lehtësisht nga zonat e tjera të qytetit nga pikëpamja arkitektonike.
Zona në të cilën po zbatohet projekti për “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndёrtimor ‘Qendra Historike Vlorë’”, është pjesë e qytetit të Vlorës që ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19‐të dhe fillimit të shekullit të 20‐të.
Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike‐historike që mbart: rruga “Justin Godard”./atsh
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...