Google ADS

Rikthimi në auditore, Këlliçi: Ministria nuk ka asnjë plan për mbrojtjen e shëndetit të studentëve

18:45 | 4 Maj 2020
Arbresh Info

Rikthimi i studentëvë në auditore ka shqetësuar Partinë Demokratike, pasi sipas saj nuk ka kushte për tu marrë një vendim i tillë.

Në një reagim në Facebook, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi ngre 8 çështje që qeveria nuk i ka dhënë zgjidhje, ndërsa thotë se Ministria e Arsimit nuk ka asnjë plan.

Reagimi i Belind Këlliçit

Ndonëse është lajmëruar se në qershor do të kthehen një pjesë e studentëve në auditorë, ende nuk ka asnjë plan konkret se si do të mbrohet shëndeti i studentëve dhe pedagogeve!

Ministria e Arsimit s’ka ende asnjë plan për këtë çështje, ndërkohë që e gjithë Europa po ndërmerr hapa të vegjël, duke patur prioritet kryesor shëndetin e qytetareve.

Sot ende nuk e dimë se:

Cilat janë masat konkrete të marra?

Si do te jetë shpërndarja e studenteve në auditore?

A ka ambiente apo hapësira të mjaftueshme?

A ka numër të mjaftueshëm pedagogesh për të dhënë mësim në disa auditore të së njëjtës lende njëherësh?

Si do të behet dezinfektimi i ambienteve?

Si do të veprohet me fletët e provimeve?

Një numër i madh studentesh vijnë nga rrethet dhe ende nuk dihet:

Si do të bëhet akomodimi i tyre nëpër konvikte për të ruajtur distancimin social?

Sa studente do të qëndrojnë në një dhomë?

Në vend që tu japë zgjidhje këtyre çështjeve të rëndësishme për shëndetin e studenteve, Ministria e Arsimit e ka mendjen të kapë dhe universitetet me zgjedhje farse, në kundërshtim me ligjin dhe frymën e Kushtetutës dhe në një kohe kur sfida kryesore në vend është jeta dhe shëndeti i qytetareve!

Sot shume vende kane shtyre zgjedhjet politike, siç është dhe rasti konkret i Maqedonisë së Veriut, ndërsa Ministria e Arsimit tonë kërkon të bejë zgjedhje në universitet, pa studente e pa pedagoge! Këtë absurd e standard vetëm Rilindja mund ta arrije!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme