Gjykata Speciale e Hagës e ngritur për krimet e luftës në Kosovë nuk ka patur asnjë bashkëpunim me autoritetet shqiptare në lidhje me hetimin e drejtuesve politik te UÇK-së.
Megjithatë në aktakuzën ndaj Hashim Thaçit janë renditur 63 baza, të konsideruar prej hetuesve si burgje të UÇK-së në territorin e Kosovës, por dhe dy raste në Kukës dhe Cahan të Hasit në Shqipëri.
Por mësohet se deri tani autoriteteve shqiptare nuk i është paraqitur asnjë kërkesë apo letërporosi nga kjo gjykatë në lidhje me këtë çështje.
Ështe e paqartë se si prokurorët specilizuar kanë arritur në këtë përfundim edhe kur i kanë kryer hetimet në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Por me sa duket gjithçka i referohet raportit të gjykatëses së Hagës, Carla del Ponte dhe më pas të raporterit Dick Marty.
Hetime u kryen nga vitet 2004-2008. Ndër to u përfshi dhe akuza për “shtëpinë e verdhë” në Mat, për të cilën prokurorja shprehej se përdorej si bazë për transplant të organeve që u merrin të robërve që kishte UÇK.
Por rikthimi i historisë revolton pronarët e ndërtesës.
Mërsim Katuçi: Pas librit të Carla del Pontes që më akuzoi, edhe Dick Marty duke mashtruar institucionet e shtetit shqiptar arritën të vinin deri te shtëpia e verdhë. I maskuar me disa forma me policinë e rrethit Mat deshi të hidhte kocka për të hedhur baltë mbi shtëpinë time.
Fajin Mërsim Katuçi ia lë institucioneve shqiptare.
Mërsim Katuçi: Është përgjegjësia e shtetit shqiptar që kanë lejuar një hetim të paligjshëm dhe sot po njollosin shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë.
Edhe në Kukës ku bazë u përfol uzina metalike apo dhe në Has, banorët shprehen të çuditur për akuzat, duke i mohuar tërësisht./oranews
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...