Sinoptikanët parashikojnë një ndryshim të situatës prej ditës së martë. Vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme në territorin shqiptar në fillim të muajit nëntor.
“Shirat do të jenë të intensitetit mesatar lokalisht, dhe intensive të lokalizuara kryesisht në zonat perëndimore dhe veriperëndimore. Ka një ndërprerje të reshjeve ditën e mërkurë për t’u rikthyer ditën e enjte”.
Sipas sinoptikanëve, shqetësues do të jetë fuqizimi i parametrit të erës, që pritet të krijojë probleme kryesisht në bregdet.
“Stuhitë e forta të erës do të jenë prezente në territorin shqiptar deri në mesin e javës tjetër, ku jo vetëm në tokë por edhe në sipërfaqet detare pritet që parametri i erës të shkojë deri ne 70 apo edhe mbi 70 km/orë”.
Sa i përket temperaturave do të ketë një rënie të lehtë të tyre gjatë 3 ditëve të para të muajit Nëntor, me një maksimum që do të arrije deri në 20 gradë. Ndërsa nga e enjtja vlerat termike do të shënojnë një rritje duke kulmuar deri në 25 gradë Celsius.
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë