Gjykata e posaçme e Apelit ashpërson masën ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka.
Kështu është pranuar ankimimi i prokurores për të kaluar sërish në ‘Arrest shtëpie’ Mimoza Margjekën.
Margjeka u pezullua edhe nga KLGJ mbas përgjimeve të SPAK në të cilat të dyshuarit flasin për 6 mijë euro për të dërguar nga burgu në shtëpi Oltion Balin.
Bali, Klaudjo Zhilla dhe avokati Skënder Demiraj nëpërmjet bashkëshortit të gjyqtares, Arben Carës do i jepnin shumën monetare 6 mijë euro në këmbim të lirimit të Orion Balit.
Margjeka gjatë seancave në GJKKO ka akuzuar se arrestimi dhe shkarkimi i saj janë politike, pasi nuk i dha mandatin Valbona Sakos si kryebashkiake e Durrësit dhe se ka kërkuar masë më të lehtë sigurie për shkak të fëmijës që ka me probleme shëndetësore./TCH
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?