Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë

08:17 | 21 Gusht 2023
E.H

Sipas MeteoAlb, Shqipëria mbizoterohet nga masa ajrore të cilat vijnë nga veriu i Afrikës duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarqet Berat, Elbasan.

Po ashtu, pritet shtim i lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C./tvklan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme