Google ADS

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri

16:40 | 17 Gusht 2022
E.H

Duke filluar nga dita e nesërme Shqipëria do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit.

Gjithashtu për nesër parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1 – 6m/s.

Sipas SHMU në orët e drekes dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 15 deri 36°C

në zona e ulëta 15 deri 38°C

në zona bregdetare 19 deri 35°C

/Abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme