Loja e rrezikshme “Balena Blu” rikthehet në vëmendjen e publikut, kur rasti i fundit shënohet në Korçë. Policia ka ndërhyrë në kohë për të parandaluar vetëvrasjen e një 15-vjeçareje.
E mitura në Facebook ndiqte udhëzimet dhe ishte bërë pjesë e lojës. Mësohet se ishte gjurmuar aktiviteti i saj në rrjetin social nga sektori i krimeve kompjuterike, dhe ishin referuar informacionet në policinë e Korçës nga eprorët e tyre.
Informacionet flisnin për disa udhëzime që mund të kishte marrë e mitura në Facebook nga një adresë e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.
Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje. Fatmirësisht uniformat blu të Korçës ndërhynë në kohë duke e parandaluar shkaktimin e vetëvrasjes.
Aktualisht vajza është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nën kujdesin e kontrollin e prindërve dhe një psikologe.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit