Epidemia e Fruthit ka marrë të tjera përmasa.
Përveç fëmijëve nën 1 vjeç, të cilët janë prekur për shkak se nuk kanë mbushur moshën për vaksinë, janë shtuar edhe rastet e të rriturve të prekur nga virusi.
Në Shërbimin infektiv në QSUT çdo ditë paraqiten mesatarisht 7 raste me simptoma të Fruthit, ku një pjesë e tyre rezultojnë pozitiv.
“Vetëm këto dy javë në mars kemi pasur 50 raste me simptoma të Fruthit”, thotë doktor Arjan Harxhi.
Mjekët thonë se këto janë raste që ose nuk e kanë bërë vaksinën ose nuk kanë kirjuar antitrupa mjaftueshëm, çka bën që kur bie në kontakt me virusin të infektohen. Aktualisht ka vetëm 7 raste të rënda të shtruar në Infektiv.
“Janë me pneumoni, po shyqyr nuk ka pasur raste me encefalit”, thotë Harxhi.
Numri i rasteve të prekur gjithsej ka mbërritur në 271 ku shumicën e përbëjnë fëmijët nën 1 vjeç. Rastet jo të rënda të infektuar me Fruth kthehen në shtëpi duke u këshilluar nga mjekët që të izolohen në mënyrë që të mos infektojnë familjarët e tjerë. /Top Chanel
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj